Makina përfundon në humnerë në Vlorë, 2 të plagosur rëndë! Po ARRSH mban përgjegjësi për këto barrierat që s'mbrojnë askënd?

16 Prill 2023, 22:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç, ku një makinë ka përfunduar në humnerë, duke lënë të plagosur rëndë 2 të moshuar. Një makinë tip 'Opel Corsa' ka rënë në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.