Makina përfundon nën betoniere, dy të plagosur nga një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë

12 Korrik 2021, 18:51 | Përditesimi: 12 Korrik 2021, 18:51

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician

Një betoniere është bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve ‘Tip ML’. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.

KT/Shqiptarja.com