Makina përplas motorin në Shëngjin, një i plagosur

29 Qershor 2021, 21:38 | Përditesimi: 29 Qershor 2021, 21:38

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Shëngjinit, pranë lagjes Xhenjo. Një makinë ka përplasur një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Gjergj Gjoni nga Balldreni.I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori. Policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e plota.

r.k./Shqiptarja.com