Makina përplas të miturin në gjendje të rëndë, i intubuar drejt kryeqytetit

18 Qershor 2021, 23:04

Një i mitur ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se 11-vjeçari është nisur i intubuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 45-vjeçari F.C., ka aksidentuar të miturin J. H., dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.