Makina theu barrierat dhe përfundoj në humnerë në Vlorë, inxhinieri për Report Tv: Nëse do të ishin instaluar sipas normave s’do thyheshin! ARRSH t’i kontrollojë teknikisht

17 Prill 2023, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2023-04-17 15:55:47

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, inxhinieri Alfred Hasnaj, tha për gazetarin Nertil Agalliu, se barrierat duhet të mbanin një peshë 10 fish më të madhe se makina që përfundoi në greminë. Për inxhinierin, barriera nuk duhet të dëmtohej, por të deformohej. Sipas inxhinierit ARRSH duhet të bëjë menjëherë një kontroll teknik të barrierave rrugore