Makinat radhë kilometrike nga Dukati deri në Vlorë, pushuesit orë të gjata pritjesh në trafik

20 Qershor 2021, 20:30

Kjo e diel pasdite është thyer në një makth për pushuesit të cilët pas plazhit në bregdetin e jugut kanë mbetur të bllokuar në një trafik të renduar ku radha  e makinave nis nga Dukati, në Orikum e deri në Vlorë.

Mjete kanë formuar radhë kilometrike dhe prej orësh thuajse nuk lëvizin. Ky trafik i rënduar krijohet për shkak të dyndjes së madhe të pushuesve në jug dhe kthimit të tyre thuajse njëkohësisht.