Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj!

30 Gusht, 10:05

Dyshohet se tre të rinjtë, dy prej tyre vëllezër, kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga policia, ditën e djeshme, me anë të djegies. Siç shihet nga pamjet, bimët narkotike janë mbjellë në një zonë pyjore publike me qëllim shmangien e zbulimit nga forcat e policisë

    No videos found.