Mali i Zi pret turistë pa tampon dhe pasaportë vaksine, ambasada promovon mrekullitë natyrore

10 Qershor 2021, 12:53 | Përditesimi i fundit: 2021-06-10 12:58:27

Mali zi është gati për të pritur turistë shqiptarë dhe ato nga rajoni pa pasur nevojën e tamponit apo një pasaporte vaksinimi anti COVID duke e bërë një vend ideal për një pushim të paharruar. Krahas sigurisë dhe ofertave të ndryshme, Mali i Zi merr përsipër edhe shpenzimet spitalore për ato që infektohen gjatë pushimeve.

Kur shumë vende në Botë kërkojnë pasaportat e vaksinimit ndaj Covid -19  apo një tampon negativ, në Mal të Zi funksionon gjithçka ndryshe. Shteti kufitar me vendin tonë,është plotësisht i hapur për të pritur shqiptarët dhe vizitorë nga rajoni, me risi në oferta dhe çmime shumë të arsyeshme, por edhe siguri.

Për turistë të relaksuar,  në hotele, akomodime private, plazh apo në restorante, do të zbatohen protokolle shëndetësore të higjienës dhe distancimin social. Dhe jo vetëm kaq. Për të gjithë ata që gjatë qëndrimit infektohen me COVID-19, Mali i Zi do ti mbuloj shpenzimet e trajtimit spitalor.

“Sot Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi së bashku me organizata lokale është në Tiranë për ti treguar publikut shqiptar se çfarë ka për të ofruar Mali i Zi gjatë këtij sezoni turistik veror. Gjëja më e rëndësishme është se për të hyrë në mal të zi nuk nevojite PCR, dhe në rast se dikush sëmuret në Mal të Zi, shteti do ti mbulojë të gjitha shpenzimet e shërimit", tha Liliana Çukiç, menaxhere në Organizatë Turistike Kombëtare e Malit të Zi.