Maliq/ Bombola e gazit pëson rrjedhje në banesë, zjarfikësit shmangin tragjedinë! S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale

21 Korrik, 09:50 | Përditesimi: 21 Korrik, 09:50

Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vloçisht të Maliqit, ditën e sotme. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.

Janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja.

r.k./Shqiptarja.com