Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash në pyllin e fshatit, 39-vjeçari kapet 'mat' teksa po kujdesej për bimët narkotike

23 Korrik 2025, 12:15 | Përditesimi: 23 Korrik 2025, 12:15

Operacioni është koduar “Koordinata”, ndërsa janë asgjësuar 31 bimë kanabis sativa që u gjetën të mbjella në një hapësirë toke në fshatin Bejar. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë në parcelë, E. Sh., 39 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”

r.k./Shqiptarja.com