“Mami, babi, ju dua! Do ja dalim”, videoja e ushtarit ukrainas përlot boten

24 Shkurt 2022, 13:00

Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka nisur ofensiven ndaj Ukrainës duke shpallur atë që nuk donte askush.

Deri më tani raportohet se ka fatalitete nga të dyja shtetet, pasi kanë nisur dhe pérplàsjet ballazi.

Ndërsa mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar situates që pritet të ndodhin në orët në vijim dhe duan të largohen.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një ukrainasi i cili në krye të detyrës iu ka dërguar një mesazh prindërve të tij.

“Ata kanë nisur. Është mirë që ne jemi ende gjallë. Nëse diçka ndodh… mami, babi ju dua shumë. Gjithçka do jetë mirë!”

Videoja mori shumë shpërndarje dhe shumë persona po solidarizohen me Ukrainen. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë.