Manastiri i Apolonisë grumbullon besimtarët për Fjetjen e Shën Mërisë, Imzot Nikolla: Nuk jemi vetëm në sfidat tona

15 Gusht, 14:28 | Përditesimi: 15 Gusht, 14:28

Festa e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari është kremtuar edhe në Manastirin e Apolonisë, ku kanë mbërritur besimtarë të shumtë. Mesha e shenjtë u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Nikolla, i cili e cilësoi këtë ditë si një festë të gëzueshme për mbarë besimtarët ortodoksë, të njohur ndryshe edhe si “Pashka e Verës”.

“Festa e Hyjlindëses është festë shumë e gëzueshme për mbarë botën e krishterë ortodokse. Quhet ndryshe edhe Pashka e Verës. Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm", tha Imzot Nikolla.

Gjatë liturgjisë u lut edhe për udhëheqësit e vendit, me thirrjen që ata të kenë urtësi dhe të veprojnë në të mirë të qytetarëve.

E.H/Shqiptarja.com