Manastirliu inspekton spitalin e Sarandës: Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri modern

5 Gusht 2021, 11:48

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet në spitalin e Sarandës. Manastriliu ka bërë me dije se brenda muajit shtator do të përfundojë pediatria dhe laboratori i ri me teknika bashkëkohore. Ndërsa theksoi se deri më tani në spital është investuar tek materniteti dhe shërbimi i kirurgjisë.