Manchester City dhe Guardiola në majë të Evropës, 'Qytetarët' mposhtin Interin në finalen e Champions League! Marrin trofeun e parë

11 Qershor 2023, 10:54

Manchester City është fituesi i këtij edicioni në Champions League. Djemtë e Guardiolës fituan 1-0 me Interin në finalen e zhvilluar në stadiumin "Ataturk" në Stamboll. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rodrigo në minutën e 68-të, teksa portieri Ederson është heroi i anglezëve, që shpëtoi portën nga disa raste të zikaltërve. Për herë të parë në histori, City merr trofeun madhor evropian, duke kompletuar tripletën këtë sezon, teksa pas suksesit në Premier League dhe FA Cup, merr edhe Champions League.