Manchester City në krizë totale, Aston Villa fiton 2-1

21 Dhjetor, 20:54

Në Birmingham, Aston Villa ftoi 2-1 kundër Manchester Cityt. Krizë për "Qytetarët" e Guardiolës që në 12 ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe nëntë humbje. Për Aston Villan shënuan Duran dhe Rogers në minutat 16-të dhe 65-të, ndërsa kampionët në fuqi u kujtuan vonë dhe shkurtuan me Foden në minutën e tretë shtesë. Villa me 28 pikë parakalon Cityn dhe merr vendin e pestë, ndërsa ekipi i Guardiolës e sheh veten në vendin e gjashtë dhe lufton për zonën Champions.

    No videos found.