Manchester City shtatë ndeshje pa fitore, Liverpool e 'likuidon' 2-0 dhe 'arratiset' në krye të Premier League

1 Dhjetor, 20:00

Në "Anfiel Road", ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League foli për Liverpoolin. Të besuarit e Arne Slot mposhtën 2-0 Manchester Cityn e Guardiolës dhe "arratisen" në krye të Premier League me 11 pikë më shumë se "Qytetarët" (vendi pestë). Shtatë ndeshje pa fitore për Man. Cityn që zyrtarisht është në krizë. Ndeshja u vendos nga golat e Gakpo në minutën e 12-të dhe Salah në të 78 minutë me penallti. Me 34 pikë Liverpool mban kreun e renditjes, nëntë më shumë nga Arsenal dhe Chelsea ndjekës.

    No videos found.