Nëpërmjet një konference, Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë dy javë përpara datës zyrtare me qëllim që të gjitha mangësitë e programit shkollor të plotësohen. Por, ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave që ka çdo shkollë.
Prej një viti nxënësit nuk janë ulur në bankat e shkollës, por e kanë realizuar mësimin online për shkak të pandemisë COVID-19. Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se janë të vetëdijshëm se mësimi online i ka përballur nxënësit edhe me mangësi, por të gjitha këto dije do të zëvëndësohen. Nëpërmjet një konference, Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë dy javë përpara datës zyrtare me qëllim që të gjitha mangësitë e programit shkollor të plotësohen. Por, ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave që ka çdo shkollë.
















