‘Manovra me pagat’, Juventusi rrezikon tjetër dënim! Iu ulën 15 pikë se shkeli nenin 4 për ndershmërinë në sport! Yjet mund të largohen nga Torino

21 Janar 2023, 14:47

Penalizimi me 15 pikë për mashtrim finnaciar duket sikur nuk do të jetë i vetmi për Juventusin. Për bardhezinjtë ka edhe hetime të tjera siç është ai për manovrat me pagat që mund të sjellë tjetër ndëshkim. Juventusi u penalizua pasi kishte ngritur një sistem të tërë mashtrimi dhe shkeli nenin 4 të drejtësisë sportive që ka të bëjë me parimin e ndershmërisë në aktivitetin sportive.