Polica e Shtetit po vepron me dorë të hekurt mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orwt e fundit janë arrestuar 9 shoferë, janë hequr 79 patenta dhe janë gjobitur 1905 drejtues mjetesh.
Gjatë monitorimit me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, policia ka arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.















