Maqedonia e Veriut, certifikatë vaksinimi për bare e restorante, mjeku për Report Tv: Në fuqi nga 16 gushti! Qytetarët e cilësojnë vendim diskriminues

9 Gusht 2021, 15:17 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 15:17

Nga data 16 gusht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të lejohen të futen pa certifikatë vaksinimi në bare, restorante, hotele e në të tjera ambiente të mbyllura. Mjeku Egzon Ademi nga Maqedonia e Veriut ka folur për Report Tv dhe tha se certifikata e vaksinimit do të aplikohet edhe për personat që kanë marrë  vetëm një dozë vaksine kundër virusit. Ndërsa theksoi se ky vendim është cilësuar nga qytetarët si diskriminues.

LR/Shqiptarja.com