Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve të shtunë dhe të dielë

18 Tetor, 17:10

Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë.

Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi "Nënë Tereza" deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit"

    No videos found.