Maroku është befasia e radhës në Kupën e Botës, afrikanët fitojnë me Belgjikën falë 2 supergolave dhe marrin kreun e grupit F

27 Nëntor 2022, 17:27

Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën për grupin F të Kupës së Botës. Në stadiumin "Al Thumama" të Dohas ndodhi befasia e radhës në këtë Botëror, me afrikanët që iu falën dy supergolave ndaj njërës prej skuadrave që mban kreun e renditjes së FIFA.