Marrëveshja e 2019-ës për investimin 6mln euro në 5 vjet, si parashikohet të menaxhohet Parku Arkeologjik i Bylisit dhe qyteti antik i Klosit

9 Prill, 15:42

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka mbajtur sot në Parkun Arkeologjik të Bylisit një dëgjesë publike për Planin e Menaxhimit të këtij Parku dhe Qytetit Antik të Klosit, që siç thuhet do të jetë sipas modeleve më të mira në rajon, dhe atyre që po zbatohen aktualisht në vend. Shqiptarja.com sjell disa nga pikat më të rëndësishme të draft-planit që nis nga ky vit, me vizion afatgjatë edhe pas 2030-ës