Marrëveshja e armëpushimit/ Hamasi liron 3 pengjet e para, Izraeli do lirojë 183 të burgosur palestinezë

1 Shkurt, 09:14 | Përditesimi: 1 Shkurt, 17:42

Një tjetër shkëmbim i të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit është bërë ditën e sotme.

Sipas La Repubblica, 3 burra janë kthyer në Tel Aviv, mes tyre Yarden Bibas i cili u lirua së bashku me dy pengje të tjerë izraelitë, Ofer Kalderon dhe Keith Samuel Siegel.

Pengu Ofer Kalderon i është dorëzuar Kryqit të Kuq nga Hamasi pas 484 ditësh robëri.

I.M/Shqiptarja.com