Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Ngjela: Rama të tregojë çfarë marrim në këmbim! I nevojshëm ndërtimi i një spitali provizor në Gjadër

30 Janar, 21:07

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje 'skype' për emisionin 'Frontline Interview' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli për vendimin e gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes Shqipëri-Itali për qendrën e pritjes së emigrantëve afrikanë në Gjadër të Lezhës. Ngjela parashtroi disa pikëpyetje ndaj të cilave tha se qeveria duhet të japë sqarime.