Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, zv.ministrja zbulon detajet: Përfshihet sigurimi për pensionin e pleqërisë, papunësisë e invaliditetit

6 Shkurt, 14:25

Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ka dhënë detajet lidhur me mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja e firmosur ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.

Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore të sigurimeve shoqërore ku shtetasit e dy vendeve do të jenë në gjendje të përfitojnë nga disa shërbime si pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit e i papunësisë pa qenë nevoja të aplikojnë në vendet e tyre të origjinës.