Marrëveshje me PS për Sonila Bejtjan? Bardhi: Është tërhequr nga gara për Komisionere Kundër Diskriminimit! S’do ketë bisedime kafenesh

17 Nëntor, 12:49 | Përditesimi: 17 Nëntor, 12:49

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarja Esiona Konomi lidhur me spekulimet se ka një marrëveshje me PS që Sonila Bejtja të bëhet komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai tha se Bejtja është tërhequr nga gara dhe se përmes një emaili ka sqaruar se ka menduar që procedurat do të zgjasnin dhe do të ishte zëvendësuar si gjyqtare në Kushtetuese.

"Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Kushtetueses. Në email argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një aryse të vetme. Sa të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit.', tha ai. 

r.k./Shqiptarja.com