Marrin fund ditët e ngrohta, meteorologia në Report Tv: Nga e mërkura ulen ndjeshëm temperaturat, në zonat malore pritet dëborë

9 Janar 2023, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2023-01-09 13:04:04

Nga dita e mërkurë priten ulje të temperaturave, duke i dhënë fund kështu ditëve të ngrohta me diell që kanë përfshirë vendin tonë këto muaj. Meteorologia Anira Gjoni tha shpjegoi në Report Tv situatën meteorologjike që pritet ditët në vijim, duke theksuar se nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shiut, që do të përfshijnë të gjithë vendin.