Martin Bardhi u qëllua për vdekje në picerinë e tij në Rrëshen, përballë komisariatit të policisë

26 Shtator 2023, 12:00

Masakër mund të cilësohet ajo që ndodhi mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Martin Bardhi u qëllua për vdekje në hyrje të picerisë së tij, që ndodhet ngjitur me spitalin e Rrëshenit dhe përballë komisariatit të policisë. Nga plumbat u plagosën edhe 3 të tjerë.