Marubi “rikthehet” në Shkodër! Ekspozita shqiptaro-osmane

15 Nëntor 2021, 07:24

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, Pjetër Marubi në Shkodër janë ekspozuar fotografitë më të famshme të periudhës Osmane, mes të cilave janë edhe ato të fotografit të parë që ekspozoi Shqipërinë drejt botës. Fotografitë e Pjetër Marubit ishin pjesë e koleksionit të perandorit Sulltan Abdyl Hamitit.