Masa e sigurisë për Vlora Hysenin/ Kaso: U faktuan akuzat e PD, Rama të japë dorëheqjen

22 Shtator, 11:41 | Përditesimi: 22 Shtator, 11:41

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, e cilësoi masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it si dëshmi të rënies së institucioneve shtetërore. Në komisionin për Nismat Qytetare, ai tha se masa ndaj Hysenit faktoi akuzat e opozitës dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama.

 

E.H/Shqiptarja.com