Masakra e Peshkëpisë, edhe SPAK mbyll përfundimisht hetimet për ngjarjen ku u vranë 2 ushtarë shqiptarë nga një sulm i terroristëve grekë! Mungojnë provat

24 Shtator 2021, 11:30

Edhe pse kishte marrë në dorëzim çështjen, edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka mbyllur përfundimisht hetimet mbi Masakrën e Peshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, nga një sulm terrorist i paramilitarëve grekë. Kjo ngjarje do të mbetet pa autor.