Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika

29 Qershor 2021, 21:36

22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.