Masakruan mikun e tyre teksa pinin në lokal, Gjykata dënon me nga 18 vite burg dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarin

16 Mars 2022, 14:37 | Përditesimi: 16 Mars 2022, 14:37

Me 18 vite burg është dënuar sot nga Gjykata e Elbasanit, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht.

Për të akuzuarit e tjerë: Amadeus Lamcja akuzuar për Moskallëzim krimi, Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u mor vendimi për 5 vjet burgim, ndërsa po 5 vite u dënua Mehmet Muça, akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.

r.k./Shqiptarja.com