Masat anti-COVID/ Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë sërish përpara komisariatit të policisë: Të zgjatet orari i muzikës deri në mesnatë! Lokalet të qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit

31 Korrik 2021, 20:20

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë sërish të pakënaqur në lidhje me masat anti-COVID, ndërsa kanë dalë sot përpara komisariatit të policisë Vlorë.

Ata kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit Vlorë, ku kanë biseduar për orarin e muzikës dhe të mbajtjes hapur të lokaleve. Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë thekson se ata do të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre që muzika të lejohet deri në ora 24 të mbrëmjes teksa edhe orari i mbylljes së restoranteve dhe bareve të jetë deri në orët e para të mëngjesit.