Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

28 Gusht, 09:26

Skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova.

Operacioni nga komisariati nr. 1 në kryeqytet. Në pranga ka rënë edhe një shtetas turk, Yucehan Er.

39-vjeçari turk ka marrë një Audi me qira në Gjermani, ka ardhur në Shqipëri dhe ia ka dhënë Elvis Kosovës makinën e më pas ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur.