Matura dhe propozimi për ndryshime në sistemin arsimor

17 Qershor 2021, 12:31

Debatet e fundit dhe protestat e studentëve për ndryshime në provimet e maturës ka qenë ndër diskutimet kryesore të kohëve të fundit. A ka nevojë për ndryshime në sistemin arsimor shqiptarë përsa i  përket maturës shtetërore? Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, pedagogia Irsa Ruçi u shpreh se heqja e maturës shtetërore dhe kërkimet e mëtejshme për tregun e punës janë dy ndryshime thelbësore për të cilat ka nevojë arsimi në Shqipëri:

“Ne paragjykojmë që janë të përgatitur sepse 10 pyetje për matematikën nuk të tregojnë sa matematicien I mirë do të jesh nesër apo sa economist I mirë do të jesh nesër as 10 pyetje për historinë, as 100 pyetje nuk ta tregojnë atë. Pra matura shtetërore nuk ta vërteton dot që në moshën 18 vjecare se sa profesionist I mirë do të jesh në një të ardhme. Kështu që matura shtërorë është një burokraci që paralizon në këtë moment gjithë sistemin që I lejon të gjthë të dynden në të njëjtat degë. E kemi si një parandalues si asaj që ne e kemi si të keqe, pra nëse ne I hapim dyert e universiteteve të gjithë do të dynden në të njëjtat degë dhe një pjesë shumë e madhe e degëve do të mbylleshin” tha ajo.

Një ndër problemet  të cilat theksoi ajo është edhe studimi I të rinjve jashtë Shqipërisë:

“Nuk mund ti mbyllim sytë përpara kësaj të keqe që prodhon matura shtetërore, ke plot ekselentë, studentë të mirë të cilët nuk arrijnë të kapin pikët tek matura shtetërore por që kjo nuk tregon se sa të mirë do të jenë nesër. Ka shumë të rinj të cilët nuk arrijnë që të fitojnë asnjë degë universiteti në Shqipëri, pra në sistemin tonë ata quhen ngelësa. Ata shkojnë jashtë Shqipërisë, diplomohen  me krenri dhe dinjitet sic do I ri që ka një diplomë universiteti dhe kur vijnë këtu ne I shohim si uji I paktë, I shohim me adhurim. Kur këtu I shohim si ngelsa, kurse kur vijnë nga jashtë I shohim me adhurim këtu do të thotë që e paska fajin sistemi ynë, spaska qenë ngërçi tek ai, që do të thotë sistemi duhet ndryshuar dhe përshtatur në bazë të nevojave të të rinjve” u shpreh ajo.