'Maturantët kanë zë', vijon edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës

13 Qershor 2021, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2021-06-13 14:52:41

Me megafonë në dorë dhe me thirrjet 'Maturantët kanë zë' e 'Duam drejtësi' ka vijuar edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës. Fillimisht maturantët janë vendosur në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu dhe qarkullimin e automjetve në atë zonë.