Maturantët u ankuan për vështirësinë e testit të matematikës, ‘Arsimi’: Teza e nivelit mesatar, s’kishte asgjë jashtë programit

12 Qershor 2021, 12:11

Qendra e Shërbimeve Arsimore tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi. Pas përfundimit të testit të Matematikës, maturantët u shprehën se hasën vështirësi në zgjidhjen e tezës dhe shumë gjëra nuk i kishin bërë duke marrë parasysh që viti shkollor ka funksionuar më së shumti online për shkak të pandemisë.