Mbajtën peng 2 shqiptarët të lidhur me zinxhir për 10 ditë, hetuesit britanikë vijnë në Tiranë për ‘kokën’ e rrjetit

4 Janar 2023, 14:39

Një shqiptar dhe një lituanez u dënuan në Britaninë e Madhe me 39 vite burg në total për mbajtjen peng të dy shqiptarëve, që u bënë dëshmitarë dhe panë me sytë e tyre magazinat me kanabis të një grupi trafikantësh. Hetuesit në Shqipëri, dyshojnë se të dënuarit në Angli, kanë bashkëpunëtorë në vendin tonë dhe po hetojnë bashkë me autoritetet britanike.