Mbajti hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet pronari i lokalit në Sarandë, bën sherr me policinë gjatë shoqërimit! Nën hetim edhe 2 klientë

27 Qershor 2021, 15:58 | Përditesimi: 27 Qershor 2021, 15:58

Pronari i një lokali në Sarandë është gjobitur pasi ka mbajtur lokalin hapur jashtë fashës orare të lejuar. Gjatë shoqërimit ai ka bërë sherr me punonjësit e policisë.

Procedohen penalisht dhe 2 klientë të lokalit, të cilët kundërshtuan punonjësit e Policisë. Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.