Mbante armë zjarri automatik dhe dhjetëra fishekë pa leje në banesë, arrestohet 64 vjeçari në Krujë

7 Prill 2023, 10:45

Një 64 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Në pranga ka rënë 64 vjeçari i identifikuar si B.I i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik pa leje.