Mbaron fundjava, pushuesit lënë plazhin e jugut! Radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë

20 Qershor, 18:35

Në fundjavë turistët vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me përfundimin e saj dhe kur nesër nis dhe java e punës për pjesën më të madhe të pushuesve, bën që e diela pasdite të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik. Kjo problematikë më e theksuar është në aksion rrugor Orikum -Vlorë, ku radha e mjeteve në rrugë është kilometrike duke shkaktuar një trafik të rënduar. Makinat lëvizin shumë pak duke mbetur të bllokuara në trafik për orë të tëra.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha