Mbërrijnë 121 afganët e parë në Shqipëri, akomodohen në Durrës! Rama: Braktisën tokën e tyre për të shpëtuar jetën! Yuri Kim: Krenarë t'ju quajmë mik e aleat! Xhaçka: Detyrimi ynë të mos i braktisnim

27 Gusht 2021, 08:10 | Përditesimi i fundit: 2021-08-27 10:32:27

Në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë, mes tyre 11 foshnje, të cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Ministrja e Jashme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim ishin të parat që pritën emigrantët afganë, ndërsa në aeroport iu dha asistenca e parë mjekësore e më pas janë transportuar drejt hoteleve në Durrës ku do strehohen përkohësisht.