Mbërrijnë në fshatin Akërni kamionët me materialet e para për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, banorët i presin duke i rënë borisë

20 Nëntor 2021, 08:04 | Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:35

Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se punimet do të nisin shumë shpejt dhe tha se do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar për vendin si dhe do të ketë kapacitete fluturimesh transoqeantike.

KT/Shqiptarja.com