Mbërrijnë varkat me vela në brigjet e Durrësit, për herë të parë zhvillohet gara nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes italiane

7 Korrik, 17:17

Pasditen e kësaj të diele kanë mbërritur në Durrës varkat me vela, pasi do të zhvillohet Xhiro e Velave të Italisë, event i Marinës Ushtarake Italiane.

Regata e Italisë do të qëndrojë disa orë në ujërat bregdetare të Durrësit. Janë 30 varka me vela të 3 kategorive që po garojnë këtë sezon. Ato drejtohen nga 50 atletë në këtë sport ujor.

Gara përfshin një tur me 10 ndalesa. 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë është përfshirë edhe Durrësi.