Mbërrin 2026! Ishulli i vogël në Paqësor dhe Zelanda e Re, ndër vendet e para në botë që presin vitin e ri

31 Dhjetor, 12:17 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 12:39

Mbërrin Viti i Ri 2026!

Ai ka hyrë zyrtarisht në Kiribati, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor që tradicionalisht shënon hyrjen e parë në vitin e ri në botë. Me orën lokale që shënoi mesnatën, banorët e ishujve nisin festën e ndërrimit të viteve, duke u bërë të parët në botë që përshëndesin 2026-ën. Nga Kiribati, 2026-a nis rrugëtimin drejt pjesës tjetër të globit ndërsa Zelanda e Re priti Vitin e Ri në mesditë me orën e vendit tonë.

Nga Kiribati në Samoa, kalimi global nga viti 2025 në vitin 2026 do të zgjasë 26 orë, jo 24.

E.H/Shqiptarja.com