Mbërrin te Trauma efektivi i plagosur ‘Shqiponjave’, 36-vjeçari me plagë në pjesën e qafës dhe të kokës

4 Qershor, 11:19 | Përditesimi: 4 Qershor, 11:19

Efektivi i ‘Shqiponjave’, Edison Adri 36 vjeç, që mbeti i plagosur sot në operacionin në Lozhan të Maliqit, ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do të marrë mjekim të specializuar. Mjekët te spitali i Traumës deklarojnë se Adri ka plagë në pjesën e qafës dhe të kokës dhe se nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

I.M/Shqiptarja.com