Mbërritja e afganëve në Shqipëri, pamjet nga ambientet ku do strehohen! Veliaj: Kemi liruar 7 godina në Qytet Studenti! S'po sakrifikojmë studentët, ka kapacitete të lira

17 Gusht 2021, 17:01 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 17:01

Janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Lajmi u bë me dije nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ambientet, ku theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.

LR/Shqiptarja.com