Mbetën ne mes të rrugës se iu prish makina, policia i vjen në ndihmë familjes nga Holanda

8 Gusht 2021, 14:27 | Përditesimi: 8 Gusht 2021, 14:27

FIER- Një familje nga Holanda kishte mbetur në mes të rrugës pasi makina iu kishte dhënë një defekt. Kjo situatë raportohet se ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë.

Familja holandeze ka kontaktuar forcat e policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën. Policia ka dërguar një meknaik për t’iu rregulluar defektin e ndërsa familja ka vazhduar udhëtimin pas ndërhyrjes

LR/Shqiptarja.com